Lëvizja Vetëvendosje përfshin disa deputetë të zgjedhur me mijëra vota, rrallëherë janë dëgjuar apo parë në diskutime parlamentare. Në vijim janë profilizuar pesë prej tyre, bazuar në aktivitetet dhe kontributet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Jetmire Vrenezi për një mandat vetëm 5 pyetje parlamentare, e të hyra vjetore: 21,780 euro. Milazim Salijaj, 17 pyetje parlamentare, zero deklarime jashtë rendit të ditës, të hyra vjetore: 20,000 euro. Shqipe Isufi kontributi parlamentar: 6 pyetje parlamentare, 1 deklarim jashtë rendit të ditës, të hyra vjetore: 22,800 euro. Arta Bajralija, kontributi parlamentar: pa pyetje parlamentare, pa deklarime jashtë rendit të ditës, të hyra vjetore: 23,748 euro, Vendenis Lahu, kontributi parlamentar: 4 pyetje parlamentare, 1 deklarim jashtë rendit të ditës, të hyra vjetore: 20,000 euro Këta pesë deputetë kanë mbajtur një profil të ulët publik, pa dhënë asnjë kontribut në debatet dhe diskutimet në Kuvendin e Kosovës.