leoni

Kryekuvendari Veseli pritet të dëshmojë kundër deputetëve: A. Kurti, D. Bujupi, A. Haxhiu dhe F. Topalli

Deputetët e Vetëvendosjesjanë deklaruar të pafajshëm, pasi që prokurori ua lexoi aktakuzën

Deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti, Faton Topalli, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë deklaruar të pafajshëm, pasi që prokurori ua lexoi aktakuzën, për hedhjen e gazit të lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Haxhiu dhe Topalli kanë shkuar në seancë në bazë të thirrjes së gjyqtarit, ndërkohë Kurti dhe Kadaj-Bujupi janë sjellë nga paraburgimi pasi janë arrestuar sepse kishin shkelur masën e arrestit shtëpiak. Ndërkohë dëshmitarët e këtij rastit, deputetët Xhavit Haliti, Blerta Deliu Kodra, Bekimi Haxhiu janë liruar nga seanca deri në ftesën e radhës për të dëshmuar. Në fillim të seancës avokati i të akuzuarës Donika Kadaj-Bujupi kërkoi përjashtimin e trupit gjykues ndërsa për Kurtin, Haxhiun dhe Topallin janë caktuar avokatë sipas detyrës zyrtare. Kërkesa për  përjashtimin e trupit gjykues nuk është aprovuar.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …