Vetëvendosje të premten do të organizojë protestë kundër kryeprokurorit të vendit Aleksandër Lumezit

Deputetët e VV kërkuan largimin e Qeverisë nga pushteti dhe lirimin e aktivistëve të tyre

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje u janë drejtuar protestuesve të cilët i kanë falënderuar për kundërshtimin që ia kanë bërë nënshkrimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë të protestojnë kundër Qeverisë që po I sjellë në vazhdimësi dëme Kosovës deri në detyrimin e saj për t’u larguar nga pushteti. Ndërkohë, deputeti nga radhët e këtij subjekti, Albin Kurti ka theksuar se merita për mos nënshkrimin e Marrëveshjes për Demarkacionit me Malin e Zi është e qytetarëve që protestuan kundër saj. Ne tani kërkojmë lirimin e të burgosurve politik dhe largimin e kësaj Qeveria nga pushteti. Mirë u pafshim në beteja të reja, në fitore të reja ka theksuar në vijim të fjalimit të tij, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …