Spekulimet se gjoja disa deputetë të opozitës nuk do ta miratojnë Demarkacionin, janë të njëjta sukur me rastin e votimit të Hashim Thaçit në postin e kryetarit të Shtetit. Shumë deputetë të LDK-PDK-së ishin betuar se nuk do ta votojnë, por më në fund kishin dhënë votat duke kushtëzuar favore, sikur kishte bërë më e zhurmshmja e Kuvendit, kundërshtaja numër një e Thaçit, deputetja Alma Lama e cila kishte votuar Thaçin duke e kushtëzuar me postin e ambasadorës së Kosovës, në Itali. Kështu do të veprojnë edhe deputetë e apostrofuar, meqë ata në radhë të parë shohin përfitimet për veta dhe jo 8.200 hektarë tokë të Kosovës që Qeveria po ia falë Malit të Zi, si fqinji “më i mirë” i cili nëpërkëmbë përditë të dretjat e shqiptarëve etnikë.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …