Gjergj Dedaj

Deputetët në Maqedoni nuk e pranojnë Gjergj Dedajn ambasador të Kosovës

Deputetë turq, por edhe të tjerë  në Maqedoni kanë kërkuar nga Presidenti që të refuzohet Dedaj si ambasador i Kosovës, edhe pse ka një kohë të gjatë që Gjergj Dedaj po pret të bëhet ambasador.  Refuzimi lidhet me krahasimin që Dedaj u ka bërë turqve dhe myslimanëve me Serbët. Turqit por edhe të tjerët  në Maqedoni kanë kërkuar nga Presidenti dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë të mos pranohet Dedaj, për ambasador. “Si parti turke jemi takuar me Presidentin Gyorge Ivanov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, në lidhje me mospranimin e Dedaj si ambasador dhe iu kemi dorëzuar kërkesën tonë që të mos pranohen letrat kredenciale të ambasadorit të emëruar të Kosovës në Maqedoni. Deri më sot përgjigja e autoriteve ka qenë pozitive. Ne mendojmë se Gjergj Dedaj nuk do të jetë ambasador i Kosovës në Maqedoni”. Por, nuk janë vetëm turqit që po e kundërshtojnë emërimin e Gjergj Dedaj ambasador në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …