Tri deputetet opozitare,
Valdete Bajrami, Besa Baftiu dhe Time Kadriaj, kanë hedhur gaz lotsjellës në
sallën alternative ku po mbahej seanca plenare. Këto deputete opozitare duke
shfrytëzuar faktin që nuk ishin të suspenduara nga Kryesia, me ftesë të
kryekuvendarit, Kadri Veseli hynë në sallë, por në këtë moment ato hodhën një
bombolë gazi lotsjellës. Kjo shkaktoi ndërprerjen e menjëhershme të seancës.
Hedhja e gazit lotsjellës shkaktoi një kaos të vërtetë brenda sallës, çka
detyroi që deputetët e gazetarët e pranishëm të dilnin me nxitim nga kjo sallë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …