As në këtë seancën e sotme deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e miratuan Rezolutën për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes. 31 deputetë votuan kundër, 22 për dhe 16 abstenuan. Kuvendi miratoi rekomandimet në lidhje me moszbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës të propozuara nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Rekomandimet morën 59 vota për, 5 kundër dhe 3 abstenime. Po ashtu deputetët miratuan edhe rekomandimet në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë. 63 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe 2 abstenuan.
