Eman Rrahmani e Visar Korenica, ia kanë hedhur poshtë Qeverisë Kurti propozimin për shkarkimin e vetëm një anëtareje të OSHP-së

Deputetët, Visar Korenica e Eman Rrahmai nuk do të marrin pjesë në asnjë votim, pa u kthyer në shkollë vajza me shami

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani kanë bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim, në Kuvend, pa u kthyer në shkollë vajza me shami e cila është përjashtuar para pak ditësh. Korenica ka thënë se Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për ndryshimin e udhëzimit administrative. “Unë nuk do të marr pjese në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë! Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkova që të mos vazhdohet me seancë pa u kthyer në shkollë një vajze mbi 18-vjeçare, e cila është larguar padrejtësisht që nga 1 shtatori. Udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij. Besoj deri sot e kam dëshmuar që nuk bëj fushatë me bindjet e mija”,  ka shkruar Korenica.  Këtë postim të Korenicës e ka shpërndarë edhe deputeti Eman Rrahmani.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …