Deputetëve, Shala e Kurteshi u caktohet masa e arrestit shtëpiak

Deputetit të Nismës, Haxhi Shala, i cili u arrestua në
seancën e 30 nëntorit pas hedhjes së gazit lotsjellës, sot i është caktuar masa
e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Bëhet e ditur se e njejta
masë i është shqiptuar edhe deputetit nga radhët e Vetëvendosjes, Ismajl
Kurteshi. Këta dy deputetë opozitarë u arrestuan ditën e hënë pasi që hodhën
bombola të gazit lotsjellës, duke pamundësuar mbarëvajtjen normale të punimeve
në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …