Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Blerim Kuçi, njëherit Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie, ka theksuar se shefi i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj, nuk e ka ndryshuar qëndrimin për demarkacionin. Ai ka thënë se anëtarët e rinj të Komisionit për përcaktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, do t’i raportojnë kryeministrit për gjetjet të cilat i kanë siguruar, dhe më pas sipas tij, Kuvendi do të vendosë a do ta votojë ose jo marrëveshjen. Ne kemi punuar shumë kohë, veçanërisht Haradinaj ka punuar shumë kohë. Kemi punuar me shumë ekspertë. Jemi bindur që është mirë, por besojmë që do të dalë raporti konform asaj çka kemi thënë. Nëse del ndryshe, duhet me referua prapë në Kuvend. I kemi votat e mjaftueshme që marrëveshja për demarkacionin të kthehet në pikën zero”, ka shtuar Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …