Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj u ka drejtuar një letër të hapur, kryeministrit Isa Mustafa dhe kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në letër thuhet se “skenari i radhës i shumicës parlamentare, për kufirin me Malin e Zi, është që ta fusin një fjali në marrëveshjen, se gjoja kufiri mund të korrigjohet edhe pas ratifikimit në Kuvend. Ky është një mashtrim ordiner, sepse në Kuvendin e Kosovës nuk mund të ratifikohet asnjë version tjetër, përpos atij që është ratifikuar në Parlamentin e Malit të Zi. Kjo që po e përgatisin Isa dhe Hashimi, është mashtrimi më i keq i mundshëm. Kufiri duhet të përcaktohet me kritere të tjera, jo vetëm mbi bazën e kadastrave. Asnjë debat mbi parimin kadastral të marrëveshjes për kufirin, nuk mund të prodhojë rezultat tjetër, ka shkruar, deputeti, Daut Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …