Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, i mbijetuar i masakrës në Burgun e Dubravës, deklaroi se Gjykata Speciale ishte një vendim i ndikuar dhe gjithsesi i dëmshëm dhe i padrejtë! Sipas tij, s’ka drejtësi të njëanshme dhe për me shumë të kërkohen krimet e pretenduara nga njerëzit që luftuan për lirinë e Kosovës ndërsa të amnistohen krimet dhe kriminelet e vërtetë!
“Jam një nga njerëzit e Kosovës që kam përjetuar Masakrën në Burgun e Dubravës! Aty dihen me emër e mbiemër kriminelet por askush nuk merret me ta… Shteti i Kosovës nuk mendoj se duhet ta bartë sovranitetin e gjykatave jashtë vendit… Ne respektojmë dhe jemi pafundësisht mirënjohës për shtetet që na ndihmuan në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës por mbase qëndrimi ynë kundër gjykatës speciale është kundër drejtësisë selektive dhe në asnjë mënyrë kundër ShBA-së dhe BE-së!. Ky është mendimi im! Nëse me krijohet mundësia vota ime është për shfuqizimin e kësaj gjykate që kërkon vetëm për krimet e pretenduara te shqiptarët! Kësaj nuk i themi drejtësi!”, ka thënë Selmanaj.