Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli thotë se jemi për ndërtimin e institucioneve dhe jo për bllokimin e tyre

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli thotë se jemi për ndërtimin e institucioneve dhe jo për bllokimin e tyre

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, ka thënë për mediet  se nuk kanë vija të kuqe për asnjërën prej partive politike. Jemi për ndërtimin e institucioneve dhe jo bllokimin e tyre.  Dështimi i LDK-së dhe Vetëvendosjes për ndërtimin e një koalicioni paszgjedhor i ka hapur rrugë Aleancës Kosova e Re të konsiderojë mundësinë për të ndërtuar institucionet me PDK-në, AAK-në e NISMËN. AKR i ka principet e veta, bazuar në principe dhe vendimet që merr shkon përpara.  Zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma besojnë që në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 24 gusht do të zhbllokohet kriza e formimit të institucioneve. Në këtë seancë konstituive nga ky koalicion është thënë se do të paraqitet edhe kandidati për kryekuvendar.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …