Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, duke deklaruar se ka pasur shkelje të rënda kushtetuese dhe procedurale. Kuvendi ka votuar për një çështje që nuk ishte përfshirë në rendin e ditës, gjë që ai e konsideron shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Gashi theksoi se rregullorja e Kuvendit përcakton qartë se çdo ndryshim në rendin e ditës kërkon një procedurë specifike të votimit dhe miratimit, përfshirë mbështetjen e 2/3 së deputetëve të pranishëm për ndryshime të tilla. LDK ka njoftuar se do të procedojë tutje këtë çështje, duke kërkuar zbatimin e rreptë të ligjit dhe respektimin e procedurave parlamentare.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …