Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka bërë me dije se gjatë këtij mandati nuk ka marrë asnjë cent nga buxheti i Kuvendit për mëditje jashtë vendit dhe për karburante. Ai ka kritikuar deputeten e Vetëvendosjes, Yllza Hoti, e cila edhe pse jeton në Prishtinë ka shpenzuar 810 euro naftë nga buxheti i shtetit. Unë jetoj në Prishtinë, deputetja e LV-së, Yllza Hoti, sipas raportimit të mediave po jetuara në Prishtinë. Unë pa veturë, ajo pa veturë. Unë 70 euro në muaj i shpenzoj taksi për të shkuar në Kuvend nga xhepi im, ajo deputetja Yllza 810 euro naftë nga xhepi i shtetit. Kush është hajni këtu? ka pyetur deputeti Ardian Kastrati në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …