Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mos reagimin ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, i cili tha se Reçaku është ngjarje fiktive. Jo që nuk pritet nga ai diçka e tillë, por është e çuditshme që nuk pati reagim nga kjo Qeveri. Reagoi Amerika, reagoi Bashkimi Evropian. Çfarë reagimesh pati nga Kosova në raport me këtë deklaratë? Është e turpshme që ne të dalim me një reagim kaq të dobët, nuk po flas si Qeveri, po si Kosovë dhe shoqëri…”, tha deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Kurti, që ishte i pranishëm në seancën plenare, por e ka shpërfillur deklaratën e deputetit Kastrati. Kabineti i tij nuk i është përgjigjur as pyetjeve lidhur me këtë çështje që Radio Evropa e Lirë i ka dërguar të premten, më 10 dhjetor. Kryekuvendari, Glauk Konjufca tha me prepotencë s se shteti i Kosovës reagon përmes proceseve gjyqësore ndaj njerëzve që mohojnë masakra të tilla. Ai madje e quajti edhe degradim të dinjitetit e të vuajtjeve dhe sakrificës popullit të Kosovës”, pyetjen e deputetit Ardian Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …