Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj pretendimeve të deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi se ajo duhet të sqarohet për foton e saj me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit në FBI, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i ka kërkuar llogari nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës për “lidhjet” me Charles MekGonigal, pasi sipas mendjes së tij senile ajo 6 vjet më parë paska qenë dashur të dinte se në vitin 2023 do të arrestohej Gonigal, dhe të mos ishte fotografuar me të. Zonja Çitaku ka sqaruar foton, duke treguar detaje se për çka ka qenë takimi dhe kush kanë qenë folësit, si dhe nderi që i është bërë Kosovës me ftesën në këso ngjarje. Në atë kohë, viti 2017, Vlora Çitaku ka qenë ambasadore e Kosovës në Amerikë “Një përpjekje qesharake e eksponentëve të VV-së për të shpërndarë mjegull. Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger.”, ka sqaruar zonja Çitaku. Ajo në fund nuk e ka lënë pa e përmendur rastin e Martin Berishajt, emri i të cilit po përmendet në shumë skandale.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …