Deputeti azgan i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci iu gjen vende punë akrabave në Qendrën e Paraburgimit, në Prishtinë

Jaha Zeneli, i cili pretendon të jetë familjar i deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është emëruar si zyrtar në një pozitë të rëndësishme në Shërbimin Korrektues të Kosovës për më shumë se 7 muaj. Ai tani drejton Njësinë për Vlerësimin dhe Klasifikimin e të Burgosurve. Në këtë periudhë, ka pasur raporte të shumta për nepotizëm pasi Zeneli ka punësuar anëtarë të familjes së tij, përfshirë vajzën, djalin dhe vajzën e axhës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Zeneli është përmendur në postime në rrjete sociale si dajë i deputetit Bajqinovci, megjithatë ka mohuar këtë lidhje, edhe pse ka përdorur termat “dajë” dhe ka paraqitur veten në lidhje me familjen e deputetit në disa fotografi. Megjithëse nuk dihet me saktësi lidhja e tyre familjare, është e qartë se emërimi i Zenelit në pozitën e tij aktuale ka nxitur debate dhe kritika në lidhje me praktikat e nepotizmit në administratën publike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …