Bali Muharremaj

Deputeti Bali Muharremaj ka reaguar lidhur me takimin ndërministror për kthimin e serbëve në Mushtisht

Deputeti i AAK-së Bali Muharremaj ka reaguar lidhur me takimin ndërministror për kthimin e serbëve në Mushtisht. Ai ka thënë se përpjekja për t’i kthye serbët në Mushtisht është e  parakohshme. “Pajtimi nuk bëhet me masa administrative, po me krijimin e klimës se mirëbesimit. Sot ka ndodhur në takim ndërministror për kthimin e serbëve me përfaqësues edhe nga Komuna e Therandës. Në një situatë kur përndiqen dhe largohen shqiptarët nga shtëpitë e tyre në veri të Kosovës, kur shqiptarët kanë plagë ende të freskëta, duke përfshirë edhe qytetarët e Mushtishtit, kur mijëra shqiptarë rezultojnë të zhdukur dhe kur Serbia akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosove e në Mushtisht, nismat për pajtim e kthimit, mund të prodhojnë kundër efekt. Prandaj kjo çështje duhet trajtuar me kujdes dhe jo me nguti”, tha Muharremaj, sor në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …