Bekë Berisha

Deputeti, Bekë Berisha, pyet pushtetin se kush e autorizoi, Ridvan Muharremin, lidhur me skandalin e vajit e rezervat shtetërore

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pyet pushtetin se kush e autorizoi  Ridvan Muharremin lidhur me skandalin e vajit e rezervat shtetërore. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës  ai tha se këtu u fol shumë e dëgjova shumë deputetë duke u menduar për të arsyetui pse nuk duhet hetim, bile ti i dhe zor fort. U mundova me të kuptuar edhe ty. E kam dëgjuar edhe këtë deputetin tjetër tu thanë që nuk janë vjedh 600 mijë, por 300 mijë. Hajnia e keqpërdorimeve është temë tjetër. Pse e përkrahi këtë hetim? Kallëzoni kush e ka autorizu Ridvan Muharremin? Pse u mor  ai me këtë punë? Kjo ka të bëj me sigurinë kombëtare. Pse po lypen certifikime e standarde. A janë respektuar procedurat? A kanë certifikim të sigurisë ministrja, akterët, Ridvan Muharremi. Nëse nuk përkrahet kjo, ju po fshihni  diçka, ka konstatuar, deputeti Bekë  Berisha.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …