Deputeti, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për dështimin e planit të vaksinimit të qytetarëve të Kosovës, duke shprehu dyshimet për fshehjen e vaksinave pa afat nga kjo ministri, derisa shtoi se po rrezikohen qytetarët e vendit nga ky proces. Ky konstatim e nxiti reagimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Gjatë debatit në Kuvend, deputeti Haxhiu tha edhe sot Ministria e Shëndetësisë po vazhdon të mbajë të fshehur numrin e vaksinave që u ka skaduar afati. “Të ndaj me ju një shqetësim të cilin e mora minuta më parë, inspektorati farmaceutik ka urdhëruar barnatoren qendrore të SSHKUK-së të tërheq nga përdorimi produktin e importuar nga India ngase në të janë gjetur grimca të metalit që rrezikojnë shëndetin e pacientëve. Për këtë rrezikim të pacientëve duhet të merret Prokuroria e Kosovës… Vaksinat e pranuara donacion nuk u shfrytëzuan të gjitha dhe për këtë arsye 133 mijë doza të vaksinave u hodhën në bërllok më 1 shtator. Kundër tij ka reaguar kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i cili tha se deputeti Haxhiu me tendencë bën temë debati për ngritjen e dyshimit.
