Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka shfaqur dyshime lidhur me kontratën një burimore për mbulimin e fushës me bar sintetik hibrid. Ai ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por edhe Federata e Futbollit të Kosovës, duhet të japin përgjegjësi për kontratën njëburimore për fushën me bar sintetik hibrid, të cilën e kanë dhënë për 1.3 milion euro. Sipas, Bekim Haxhiut, ky lloj i barit në çmimet e tregut nuk kushton më shumë se 270-300 mijë euro. Ai e ka ftuar Prokurorinë që të nisë hetimet rreth kësaj kontrate njëburimore, duke thënë se janë një milion euro të cilat janë keqpërdorur, Ky është degradim i sportit, pasi ka keqpërdorime, zhvatje, dështime në infrastrukturën sportive, dështime në organizim, dhunë fizike edhe në garat e fëmijëve – kjo është pasojë e keqmenaxhimit që po ndodh në sektorin e sportit. Ministri del merr poza e lavdërohet me zhvatjen e 1 milion eurove të parasë publike”, ka shkruar ndër të tjera, Bekim Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …