Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Deputeti, Bekim Haxhiu ka shkruar se Ministria e Shëndetësisë po i ruan barnat në depo të përmbytura nga uji

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka shkruar se Ministria e Shëndetësisë po I ruan barnat në depo të përmbytura nga uji. “Ministria e Shëndetësisë merr objekt me qera 1 milionë e 242 mijë euro për akomodimin e stafit të tri inspektorateve, përderisa Depoja qëndrore farmaceutike e MSH-së që ndodhet te Pallati i Rilindjes është fundosur nga uji për shkak të reshjeve të shiut. Pse po mbahet “sekret” fundosja e depos qëndrore farmaceutike e MSH-së? Si është e mundur që barnat të ruhen, në një ambient me lagështi ku depërton uji? Ndërsa në anën tjetër MSh u siguron objekt milionësh stafit të Inspektoratit! Çfarë logjike menaxhues është kjo ku më shumë shpenzohet për inspektora se për ruajtjen e barnave, që janë jetike për pacientët?”, ka shkruar deputeti, bekim Haxhiu dhe ka kërkuar hetim nga Prokuroria.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …