Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Kjo kërkesë vjen pas deklarimeve të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që sugjerojnë ndërlidhje mes shtetit serb dhe ikjes së të burgosurit Faton Hajrizi, si dhe arratisjeve të tjera të ndodhura kohët e fundit. “Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës. Kjo është e domosdoshme pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka ndërhyrë në burgjet e Kosovës,” tha Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …