Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Deputeti, Bekim Haxhiu, refuzon të bisedojë me Mimoza Kusarin, pas zbardhjes së bisedës me Milan Radoiçiqin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar kundër telefonatës së publikuar në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes,  Mimoza Kusari-Lila, dhe kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq. Haxhiu theksoi se pas publikimit të bisedës ku përmendet edhe ai, zonja Kusari ka tentuar të kontaktojë me të, por ai e ka refuzuar komunikimin. Nuk mund të flas me dikë që i drejtohet armikut me atë ton. Ajo më pyet ‘e din ku është Kamishi?’, si të ishte në anën e kundërshtarit. Në Kuvend ka tentuar të më flasë, por i kam thënë: ‘Shko fol me Radoiçiqin. Me mua nuk ke çfarë të flasësh kur i drejtohesh armikut në atë mënyrë, saktësoi  Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …