Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, dhe deputeti, Besian Mustafa, kanë kritikuar qeverinë e Kosovës për mosveprim sa i përket rritjes së çmimit të naftës. Deputeti, Besian Mustafa paralajmëroi se LDK-ja do të paraqes një rezolutë ku propozon uljen e akcizës në derivate. “Çmimi i litrës së naftës po shkon drejt 1 euro 90 centë. Nëse për një periudhë të caktuar do të hiqej akciza, çmimi do të ulej në 1 euro e 20 centë pra kjo qeveri po ju merr rreth 60 centë qytetarëve. Grupi Parlamentar i LDK-së do të propozojmë rezolutë për uljen e akcizës në derivate dhe uljen e TVSH-së në produkte bazike”, ka thënë ai. Ndërkohë, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, u shpreh se qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë masë në ndihmë të qytetarëve pas rritjes së çmimeve. Vendi më i varfër në Evropë me çmimet më të larta të derivateve. Qeveria po e luan rolin e spektatorit nga lartë duke parë qytetarët se si ballafaqohen me rritjen e çmimeve LDK ka paralajmëruar para 95 ditësh uljen e TVSH-së, qeveria na injoroi. Është e vetmja qeveria e Kosovës që s’ka marrë asnjë masë për të ju dalë në ndihmë qytetarëve”, tha zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …