leoni

Besnik Tahiri

Deputeti, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria ta thotë troç nëse s’ka vullnet ta sjellë ligjin për paga para ligjvënësve

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë  seancës së sotme  plenare  ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta sjellë në Kuvend, lidhin e pagave  për miratim. “Kryeministër, një ndër ligjet më të rëndësishme që ju nuk e keni sjellë në Kuvend është miratimi i Ligjit të Pagave. Ky ligj është dashtë të vijë në Kuvend më 29 tetor të këtij viti dhe  jo vetëm që nuk ka ardhur, por të gjitha të dhënat që ne i kemi ky ligj s’do të ketë mundësi të vijë. Fatkeqësisht ka ardhur Ligji për Buxhet para Ligjit për Paga dhe se buxheti për këtë ligj në Buxhetin e vitit 2022 nuk ekziston. Kërkoj që sa më shpejt të nisin konsultimet për të sjellë këtë ligj në Kuvend. I pari është konsultimi me institucionet, sindikatat e pastaj edhe me ne,  ka thënë Besnik  Tahiri në fjalën e tij në Kuvend, duke kërkuar  që Qeveria duhet ta thotë troç nëse s’ka vullnet ta sjellë këtë ligj para ligjvënësve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …