Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Deputeti i NSD-së, Bilall Sherifi: Kosova ka nevojë për imazh pozitiv ndryshe, jo përmes Gjykatës Speciale!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bilall Sherifi i është kundërpërgjigjur deklaratave të Dainel Serverit pasi ky i fundit ka thënë së me Gjykatën Speciale do të përmirësohet imazhi i Kosovës. Sherifi ka theksuar së Kosova ka nevojë për përmirësim të imazhit por kjo nuk mund të ndodh përmes Gjykatës Speciale.

“Kosova ka nevojë për imazh pozitiv ndryshe, jo përmes Gjykatës Speciale!.. Kur dëgjoj se gjoja Gjykata Speciale do të përmirësojë imazhin e Kosovës, siç pohoi z. Daniel Server, nuk mund të rri pa shtruar pyetje se për çfarë arsye të gjithë miqtë e Serbisë nuk këmbëngulën t’i krijonin një gjykatë të kësaj natyre për t’ia mundësuar përmirësimin e imazhit pas gjenocidit në Kosovë. Përkundrazi, edhe pse ishin të vetëdijshëm se në krye të shtetit serb janë kuadrot e moçme të ricikluara me petkun e ri, kompetencat për t’i dënuar kriminelët ia lanë gjykatave vendore të shteti që kreu gjenocid! Fillimi i funksionimit të Gjykatës Speciale dhe sidomos nga momenti kur do të bëhen publike aktakuzat e para në qendër të opinionit publik ndërkombëtar do të jetë Imazhi i Kosovës përmes pretendimeve serbe se gjoja figurat kyçe të UÇK-së kanë bërë krime kundër serbëve. Ky imazh do të mbetet gjatë kohë i ngulitur në imagjinatën e atyre që do ta shohin. Do të jenë të rrallë ata që do t’i përcjellin zhvillimet e këtyre proceseve gjyqësore të motivuara politikisht. Është e vërtetë që Kosova ka nevojë për imazh pozitiv. Por ndryshe! Jo përmes Gjykatës Speciale!”, ka shkruar Sherifi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …