Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas publikimit të opinionit të Kryeministrit Albin Kurti në “New York Times”. Selmanaj ka vënë në pah se Kurti deklaron se “bombardimet i dhanë fund tmerrit dhe se për të intervenuar NATO duhej vullneti politik i fuqive të mëdha”. Selmanaj kujton se Vetëvendosje, dhe Kurti kishte qëndrime të ndryshme. Ai citon Kurtin nga viti 2010, ku kishte thënë: Përderisa NATO zhvillon luftën e vet komode nga ajri, civilët shqiptarë janë lënë në mëshirën e forcave ushtarake dhe paramilitare serbe atje poshtë në terren.Nuk ka pasur autorizim të OKB-së për bombardimet e NATO-s, edhe pse disa konsiderojnë se me aprovimin e Rezolutës 1244 realisht miratohen bombardimet e NATO-s.” Selmanaj thekson se, Kurti tani po ndryshon qëndrimet e tij, këto komunikata i kanë fshirë nga interneti por ato njolla nuk mund të fshihen…
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …