Deputeti, Fatmir Humolli, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog me Serbinë

Deputeti, Fatmir Humolli, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog me Serbinë. Ai thotë se 51 për qind të votave Vetëvendosja  i mori në zgjedhjet e 14 shkurtit, të vitit 2021 për të ndryshuar qasjen ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe ndaj Serbisë në kuadër të procesit të dialogut. Humolli, ka folur për  ish-kryeministrin, Isa Mustafa se si e detyroi kryetarin  serb Vuçiq për ta nënshkruar marrëveshjen e vitit 2015, në të njëjtën kohë e detyroi atë ta njohë edhe Kosovën. Albin Kurti nuk është më individ, por kryeministër i Kosovës. Nuk guxon të sillet me ego personale, nëse s’ka dije, ai duhet ta kërkojë atë. 51% të votuesve i kanë dhënë Kurtit votën, për t iu qasur ndryshe bashkësisë ndërkombëtare, Serbisë, jo sikur politika e Vetëvendosjes  që e ka sharë Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Ramush Haradinajn. E tash në pozicionin aktual është duke u sjellë më keq sesa që janë sjellë ata. I mirë i keq Isa Mustafa e ka detyruar Vuçiqin ta  nënshkruajë marrëveshjen për ta njohur Gjykatën  Kushtetuese të Kosovës, deklaroi deputeti, Fatmir Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …