Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kërkuar nga qytetarët e Komunës së Deçanit që ta votojnë kandidaten e PDK-së për kryetare të kësaj komune, Ardiana Qorraj. Ai ka thënë se me Ardiana Qorrajn, Deçani do të jetë komunë më e zhvilluar. Në këtë kontekst, Shala ka thënë se fjalën kryesore në qeverisje dhe vendimmarrje do ta kenë qytetarët e Deçanit. “Ardiana Qorraj, për Deçanin qytet ekologjik dhe destinacion turistik! Për Deçanin që thelbin e zhvillimit do ta ketë ekoturizmin, bujqësinë organike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Për Deçanin që nderon kulturën, historinë dhe traditën. Për Deçanin me ide të reja, energji të re dhe me vizion të ri. Për Deçanin ku sportistët, rinia, bujqit, arsimtarët, mjekët dhe gjithë qytetarët do të kenë fjalën kryesore në qeverisje dhe vendimmarrje. Bashkohuni me programin dhe vizionin e Ardiana Qorrajt, për Deçanin qytet të pastër dhe ekologjik. Bashkë për Deçanin”, ka shkruar Shala
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …