Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Deputeti, Ferat Shala, kundërshton deklaratat e ministrit të Financave, Hekuran Murati në lidhje me pakon e qeverisë për qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kundërshtuar deklaratat e  ministrit të Financave, Hekuran Murati në lidhje me pakon mbështetëse të qeverisë për qytetarët. Ferat Shala ka thënë se qeveria Kurti për sektorin e energjisë ka ndarë 650 milionë euro. Cila është e vërteta e deklaratave të ministrit të Financave rreth pakos mbështetëse për qytetarët? Demanti më i mirë dhe i matshëm është sektori i energjisë. Brenda mandatit katërvjeçar kjo qeveri ka ndarë mjete mbi 650 milionë euro mbështetje këtij sektori. Fatkeqësisht çmimet u rriten jashtë çdo niveli. Importet u rriten. Prodhimi vendor me shumë probleme. Qindra miliona euro tenderë njëburimor në KEK.  Vetëm gjatë tre muajve të verës, në vend që të eksportojmë energji, ne u kthyem në importuesin më të madh në rajon. Nuk ka favor më të madh që mund t’i bëjmë mafisë energjetike, sesa kjo qasje politike që po ndjek kjo qeveri”, ka shkruar Shala në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …