Situata me energjinë elektrike është shqetësuese, ka thënë kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, pasi Kosova aktualisht është pa tarifa të energjisë dhe për këtë fajtor është ZRrE-ja. Me kërkesë të bordit të ZRrE-së që të bashkëbisedojmë jashtë mediave kemi aprovuar kërkesën si komision dhe kemi dëgjuar shqetësimet që ka bordi për vendimet e fundit të gjykatës sa i përket tarifave dhe kemi dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kemi pasur debat të brendshëm. Situata është shqetësuese. Bordi nuk ka qëndrim dhe presim zhvillime të mëtutjeshme. Po flas nga shqetësimet që ka ngritur bordi sepse kemi pasur proces një jotransparent të ngritjes së tarifave”, ka thënë Shala. Ndërsa kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Ymer Zejnullahu, ka thënë shkurt se e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …