Deputeti gjerman, Frank Schwabe, shprehet optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Në një intervistë për Dojçe Vele, deputeti socialdemokrat gjerman, Frank Shwabe shprehu optimizmin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke e cilësuar si një shans historik për zgjidhje dhe përparim në rajon. Ai vlerësoi progresin e Kosovës në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke e bërë atë një pretendent të fuqishme për anëtarësim. Ai tha se Kosova tashmë plotëson kushtet për të qenë anëtare, por ka shtuar se do të ketë një listë të obligimeve që Kosova duhet të përmbushë përpara anëtarësimit të plotë. Ai diskutoi ndikimin e dialogut me Serbinë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës  duke e vlerësuar si një çështje të rëndësishme, por jo të vetme. Deputeti Shvabe përmendi rastin e Manastirit të Deçanit si një prej sfidave të brendshme që Kosova ka përballur me sukses, duke treguar vullnet për zgjidhje dhe përmirësim të situatës. Duke qenë kryetar i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Frank Shvabe ka angazhuar përpjekjet e tij për të siguruar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …