Kryeministri, Haradinaj në Samitin e Berlinit pati presione të shumta për pezullimin e taksës, thotë ministri, Pacolli

Deputeti gjerman, Mihael Brand, ka kritikuar BE-në pas përfundimit të punimeve të Samitit të Berlinit

Deputeti gjerman, Mihael Brand, ka kritikuar Bashkimin Evropian pas përfundimit të punimeve të Samitit të Berlinit. Politikani i partisë së Kancelares Angela Merkel, CDU, ka thënë në një prononcim për “Inforadio” (Rundfunk Berlin-Brandenburg) se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë është jashtë çdo diskutimi dhe  këtë BE-ja duhet ta bëjë të qartë. “Shefja e Politikë së Jashtme e BE-së, Mogherini, po flet për ndryshimet kufitare, e kjo është një lojë me zjarrin. Ai që nuk i kundërshton ndryshimet kufitare është bashkëpërgjegjës se në Ballkan mund të nis një luftë e re e nxehtë. BE-ja e ka diskredituar veten atje”, ka thënë Brand. Ai ka lavdëruar Kancelaren Merkel për qëndrimin e saj të qartë se nuk do të ketë ndryshime kufitare. Deputeti gjerman ka kritikuar Federica Mogherinin dhe Komisionerin Johannes Hahn të cilët i ka quajtur të papërgjegjshëm. “Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian, por sipas kushteve tona. Qëllimi gjithmonë ka qenë evropianizimi i Ballkanit, e jo ballkanizimi i Evropës”, saktësoi  ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …