Deputeti Halil Snopçe, kërkoi që të tërhiqet propozim ligji për ndryshimet në ligjin për shërbim në Armatën e Maqedonisë

Deputeti Halil Snopçe, kërkoi që të tërhiqet propozim ligji për ndryshimet në ligjin për shërbim në Armatën e Maqedonisë

Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni ka reaguar pas mbajtjes së seancës në Komisionin për mbrojtje dhe siguri. Deputeti Halil Snopçe, kërkoi që të tërhiqet propozim ligji për ndryshimet në ligjin për shërbim në Armatë, me arsyetimin që në këto ndryshime nuk janë përfshirë  në ligj dhe neni 5 thotë se gjuha zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. Deputeti Snopçe tha se Ministria e mbrojtjes është e obliguar të zbatojë  ligjet dhe kushtetutën që garanton përdorimin edhe të gjuhës shqipe, gjuhën që e flasin më shumë se 20% të popullatës dhe që është e ndryshme nga maqedonishtja. Ky propozim i Deputetit Snopçe hasi në veshë të shurdhër nga të gjithë të tjerët. Njëzëri u refuzua propozimi për inkorporimin edhe të gjuhës shqipe në Armatë. Hipokrizia më e madhe është se dy deputetët e BDI-së ne Komisionin për Mbrojtje dhe siguri nuk e përkrahën propozimin e deputetit Snopçe për përdorimin e  gjuhës shqipe edhe në Armatën e Maqedonisë ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 30 për qind të rekrutëve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …