Deputeti Haxhi Shala sot iu është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Deputeti Haxhi Shala sot iu është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Deputeti Haxhi Shala ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot iu është bashkuar në partinë e tij edhe deputeti që ishte pjesë e Nismës, Haxhi Shala. “Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës. Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …