Komuna e Prishtinës, ajo e Graçanicës dhe Leposaviqit nuk do të kenë asnjë shënim me rastin e 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt. Në komunën e Prishtinës, të udhëhequr nga Vetëvendosja, tashmë e kanë konfirmuar se nuk do të ketë asnjë organizim, duke konsideruar se më legjitime është që sheshi i kryeqytetet t’u lihet qytetarëve të Republikës së Kosovës, që kanë zgjedhur këtë ditë për të protestuar. Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj kësaj, duke thënë se kjo paraqet mohim të identitetit të Republikës së Kosovës. “Komunat që mohojnë festën shtetërore të Pavarësisë së Kosovës, të ju ndalohet shfrytëzimi i buxhetit të Republikës së Kosovës. Mos shënimi i ditës së Pavarësisë, është mohim i identitetit të Republikës së Kosovës! Mohimi i festës së PAVARËSISË është mohim i gjakut të derdhur për LIRI dhe PAVARËSI!”, ka thënë deputeti, Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …