Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar si një rrezik për ekzistencën e shtetit të Kosovës. Berisha theksoi se PDK-ja ka shfaqur seriozitetin e saj duke kandiduar Bedri Hamzën për kryeministër para kohe, në përpjekje për të rrëzuar qeverinë aktuale. Kryeministri aktual duhet të ndalet me çdo kusht, sepse ai po rrezikon ekzistencën e shtetit të Kosovës. Po e rrezikon ekzistencën e shtetit të Kosovës, jo vetëm në aspektin ekonomik e zhvillimor, por edhe në atë kulturor e historik. Ne kemi arritur në një pikë ku s’ka më gjurme të luftës, vetëm dhembje për të zhdukurit dhe të vrarët. Deputeti i PDK-së, gjithashtu diskutoi rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke përmendur se Franca, SHBA dhe Gjermania kanë kërkuar hapa konkrete për formimin e tij në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …