Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ndaj rastit të Faton Hajrizit, i cili u arratis nga Burgu i Smrekonicës dhe më pas është vrarë në Serbi. Berisha theksoi se sistemi i burgjeve dhe ai i drejtësisë në Kosovë kanë dështuar, duke shndërruar një të mitur në kriminel. Mësimet e para duhet të nxirren nga arrestimi i tij dhe funksionimi i sistemit të burgjeve në Kosovë. Një fëmijë që mund ta ketë kryer një vrasje, por që ishte i mitur, është shndërruar në kriminel nga sistemi ynë i drejtësisë, tha Berisha. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë falje zyrtare nëse një person i arratisur nga burgu kryen një akt kriminal në një shtet tjetër. Ai gjithashtu kërkoi hetime ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrit Albin Kurti, për qëndrimet e tyre në lidhje me këtë rast, përfundoi Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …