Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës nuk është e hijshme. Por, kjo është një lloj metode që e keni praktiku ju për vite me radhë. Kjo situatë ka qenë e pashmangshme sepse janë përballur dy ide të vjetra që kanë mbizotëruar në popullin tonë për vite me radhë”, tha Berisha. Ai shtoi se do të ketë konflikt gjithmonë këtu derisa “ideja e mashtrimit ka me qëndrua në mesin tonë siç ka qëndruar deri më tani”. Nuk mundet me kalu kjo situatë e të flasim për ligje. Deputeti Lushtaku e gjuajti kryeministrin me ujë dhe u hodhën disa trima, pasi ata nuk lejojnë as këtë lloj demonstrimi që këtu ka pas edhe demonstrime edhe më ekstreme, më të dëmshme e më të rrezikshme. Duhet diskutuar me koka të ftohta, dhe duhet gjetur mirëkuptim si parlament për të, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …