Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka kërkuar që rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe procesi të ketë një afat kohor. Ai në këtë mbledhje ka theksuar se nuk ka logjikë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta ndryshojë që nëntë vite rregulloren. Tahiri ka sugjeruar që Rregulloja e Kuvendit të reflektojë kontekstin e Kosovës. Ai ka thënë se rregullorja në fjalë duhet ta lehtësojë punën e Kuvendit dhe jo ta pengojë. Tahiri ka mirëpritur angazhimin e shoqërisë civile për kontributin e tyre me ndihmë profesionale në këtë drejtim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …