Sot në Kuvendin e Kosovës diskutohet për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë Covid-19

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri kërkon që vendimi qeverisë për uljen e pensioneve të anulohet

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikua qeverinë për uljen e shtesave të pensionistëve dhe stafit shëndetësor se shtesat. Ai ka thënë se shtesat nuk janë asgjë më shumë se një kompensim minimal i punës dhe rrezikut për këto kategori. “Kjo temë kërkon debat serioz, e përmbajtjesor nga qeveria e kuvendi. Para së gjithash, duhet theksuar se shtesat, nuk janë asgjë më shumë se një kompensim minimal i punës dhe rrezikut për këto kategori, pa përshirë lodhjen e shqetësimin për familjet, e po ashtu është përkrahje minimale për sigurim të ekzistencës për kategoritë sociale e pensionistët. Pra, debati në kuvend, duhet të shtrohet mbi këto të vërteta, përkundër se gjendja e ballafaqimi mbetet i njëjtë, shto këtu faktin e lodhjes sistematike, e ku shumicës prej tyre u është rënduar situata qoftë shëndetësore e socio-ekonomike”, ka deklaruar Tahiri, gjatë interpelancës parlamentare që kjo parti e ka thirrur ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …