Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës , ku nuk mori votat e duhura projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyçi e ka quajtur frikacak deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Sipas tij, z Selimi është tërhequr në momentet e fundit nga ky projektligj, ani pse para fillimit të seancës së parë për votimin e këtij projektligji, ishte pajtuar ta votonte në përkrahje të miratimit. Deri kur jemi hyrë në seancë për herë të parë kur është votuar, të gjithë kemi pasur një konsensus dhe një dakordim se po do ta votojmë. Prandaj është më shumë se sa frikë që dikush të tërhiqet në momentet e fundit, sikur bëri, sot Rexhep Selimi, ish epror i lartë i UÇK-së, tani në Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ …