Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj e paditë zëvendës-ministrin e MMPHI-së, Hysen Durmishi për shpifje dhe fyerje

Ish-ministri i Infrastrukturës, tani deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka dorëzuar padi ndaj zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor, Hysen Durmishi. Lekaj thotë se padia është dorëzuar kundër fyerjeve dhe shpifjeve të Durmishit. “Sot e dorëzova padinë kundër fyerjeve dhe shpifjeve të zëvendës-ministrit të MMPHI, H.Durmishit, i cili në një emision televiziv më quajti mua dhe bashkëpunëtorët e mi gjatë mandatit tim si ministër, si një ‘grup kriminal’. Janë mësuar tani e një kohë të gjatë të vjellin vrerë, me fyerje e shpifje të paskrupullta kundër meje, kudo që kanë pasur mundësi. Bile me këto janë krekosur para popullit edhe si guximtar, duke u fshehur prapa imunitetit që ofron ligji kundër fyerjes dhe shpifjes për gjithë ato që fliten në Kuvend dhe në komisione parlamentare nga kushdoqoftë. Duke e parë se mosreagimi im po e nxitë edhe më shumë shpifjen dhe fyerjen kundër meje, vendosa që t’i drejtohem gjykatës. Aty duhet të tregojnë fakte për vërtetësinë e deklaratave të tyre. Tani e tutje, ose duhet ta rrudhin gojën ose do t’ju rrudhet xhepi. Zgjedhja është e tyre!”, ka shkruar Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …