Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se koalicioni AAK-NISMA do të hyjë fuqishëm në zgjedhje dhe do t’ i marrë rreth në 20 deputetë. Lekaj ka thënë se ky koalicion do të jeni çelësi për formimin e qeverisë së ardhshme. Asnjë subjekt politik nuk mund ta formojë qeverinë pa koalicion me këto dy subjekte, Aleancën dhe Nismën. Do të jemi çelësi i qeverisjes së ardhshme. Do të jemi prezent, do të flasim prapë dhe do e shohim se sa deputetë do ti kemi. Duke u bazuar në krejt vlerat që i kanë dy kryetarët, Haradianj dhe Limaj mendoj se në këto dy subjekte kanë njerëz kombëtarë, me vizion të qartë për vendin që e kanë dëshmuar edhe gjatë luftës edhe pas luftës edhe në qeveri”, ka thënë Lekaj për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …