Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për kthimin në pikën zero të zgjedhjes së guvernatorit të Bankës Qendrore, mos emërimit të Bordit të Trustit Pensional dhe për ministritë që janë me ushtrues detyre të sekretarit. Ai ka thënë se qeveria ka dështuar në menaxhim publik dhe se veprimet me BQK-në e Trustin do t’i kushtojnë Kosovës. Politika dhe mos veprimet e kësaj legjislature nëpër ministri dhe institucionet bazë siç janë BQK dhe Trusti, e shumë të tjera, është tendencë dhe plan i gabuar që do t’i kushtojë shumë shtetit të Kosovës”, ka thënë Lekaj. Ne mendojmë që qeveria ka tentuar që t’i marrë në kontroll të plotë këto institucione, dhe gjatë rrugës ata përveç që kanë bërë shkelje ligjore edhe kanë sjellë tollovi në emërime të brendshme të bordeve dhe udhëheqësve, e që realisht kanë lënë pa kompetenca dhe jashtë funksionit Trustin e BQK-në. Me këto veprime, Kosova përveç që nuk është zhvilluar, ndjehet edhe e rrezikuar nga destabiliteti ekonomik e financiar”, ka thënë mes tjerash deputeti, Pal Lekaj për gazetën “Blic”.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …