Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e menaxhimit të situatës në veri të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Pal Lekaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e menaxhimit të situatës në veri të Kosovës. Lekaj ka shprehur shqetësimin për mungesën e koordinimit me faktorin ndërkombëtar, duke e cilësuar këtë si një problem të madh. Edhe unë jam për hapjen e urës, edhe unë jam që të mos kemi asociacion me kompetenca ekzekutive, edhe unë jam për shtrirje të sovranitetit, por kemi një dallim, ne si AAK asnjëherë nuk i kemi kundërshtuar veprimet e Kurtit në veri, por e kemi kundërshtuar moskoordinimin me faktorin ndërkombëtar. Pse tani Kurti nuk e hap urën tash? Çfarë matje është ajo me dy kamionë a ka forcë ura me mbajt? Kjo është mashtrim për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …