Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, rreth masave të marra nga Qeveria e Kosovës për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionin global. Lekaj tha se Qeveria Kurti po transformon Kosovën në një “shtet të lemoshës” dhe theksoi se ndihmat e ofruara prej 20, 30, dhe 50 euro për festa janë një fyerje dhe manipulim ndaj qytetarëve. Mirëqenia e qytetarëve kurrë nuk ka qenë më e keqe, duke përmendur çmimet ekstreme të produkteve dhe shërbimeve që janë të papërballueshme për shumicën e popullsisë. Ai kërkoi që kjo qeveri të lëshojë karriget dhe të mundësojë formimin e një qeverie të re që mund të marrë vendime të rëndësishme për qytetarët.