Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, kritikoi ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, për “gjendjen e rëndë në rrugët e Kosovës. Më shqetësuese është sot se rrugët e Kosovës janë bërë rrugë të vdekjes dhe ta marrim rrugën për Gjilan. Nuk di se çka thotë ministri Liburn Aliu e zëvendësministri Durmishi dhe si mund të dalin e të krenohen me punën e tyre kur rrugët marrin jetëra. Nuk ka sinjalizim dhe është mjerim i Ministrisë përkatëse. Rruga Dollc-Gjakovë, që shtatë deputetë që vijnë nga Gjakova dhe është turp i kësaj ministrie se si i ka lënë qytetarët e Gjakovës në atë gjendje. Besoni se pas një muaji pasi e kanë bërë shtresën e parë, eja dhe shkojmë ta këqyrim se në çfarë gjendje të mjerueshme e kanë lënë. Besoni se më kish ardhur turp me qenë ministër e me ndenjur para deputetëve e me i lënë rrugët në atë gjendje”, ka thënë Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Lista Serbe: Me urdhër të Kurtit, ishte thirrur dhe ishte lutur Radoiçiqi, për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetares
Lista Serbe ka reaguar ashpër në fjalimin r ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Schwarz, …